Aurora Group
LAJME

Vetura e raportuar si e vjedhur në Prishtinë gjendet sërish pas disa orës


Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, një qytetar e kishte raportuar si të vjedhur veturën e tij në lagjen Emshir në Prishtinë, shkruan Mitropol.

Menjëherë pas raportimit të rastit, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar për të nisur hetimet.

Mirëpo, pas disa orësh pronari i veturës ishte kthyer në vendin e ngjarjes dhe kishte gjetur veturën e tij të parkuar në vendin e njëjtë.

Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Weelnes