Medi
LAJME

29 vjeçari arrestohet pas shtënjes me armë gjatë një ahengu në Vushtrri



Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person për shkak të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, shkruan Mitropol.

Pas njoftimit për zhurmët e armëve, njësitë policore kanë reaguar menjëherë, dhe kanë identifikuar vendin e ngjarjes si dhe personin që kishte shtënë.

Më pas, i dyshuari është arrestuar, dhe si prova materiale janë konfiskuar: një pistoletë me gaz, një karikator, 19 fishekë dhe 3 gëzhoja.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është inicuar rast penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Active