Aurora Group
LAJME

Lajm i hidhur: Ndërron jetë mitrovicasi Jeton Baliu, i njohur si Binaku



Sot ka ndërruar jetë, në moshën 46-vjeçare, Jeton (Sheremet) Baliu nga Mitrovica, i njohur me nofkën “Binaku”.

I ndjeri dikur kishte qenë futbollist dhe kontribues në sportin e Mitrovicës ndërsa një kohë kishte punuar edhe në një kompani të njohur të taksive, shkruan Mitropol.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 10 gusht 2025, në varrezat e qytetit në Shipol. Funerali do të niset nga xhamia për në varrezat e Shipolit në orën 19:53 (me aksham)./ Mitropol/

Koha