🔴 E FUNDIT: Të shtëna me armë në Tetovë- dyshohet për viktima

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një përleshje me armë, shkruan Mitropol.
Dyshohet se gjatë kësaj përleshjeje ka mbetur e plagosur rëndë një vajzë.
Ndërkaq, policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e duhura.
Rrethanat dhe arsyet se pse ka ardhur deri te përleshja me armë nuk dihen ende.








