Pellini
KOSOVËLAJME

Të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan njihen si fajdegji – në 2024 ishin arrestuar e dërguar në ndalim policor

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në Gjilan, rast ky për të cilin të dyshuarit gjenden në arrati.

Dorasi Mefail Shkodra dhe djali i tij Edonis Shkodra, të dy nga fshati Velekincë i Komunës së Gjilanit, më 21 qershor 2024 ishin ndaluar nga Policia me urdhër të Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë, për shkak të dyshimit se ishin përfshirë në fajde.

Premium Store

Sipas aktvendimit të siguruar nga Sinjali, masa e ndalimit policor ishte vendosur në orën 06:15 të mëngjesit të asaj dite, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale dhe zhvillimit të seancës gjyqësore ku morën pjesë prokurorët, avokatët mbrojtës dhe të pandehurit.

Aktualisht, Mefail Shkodra, së bashku me djemtë e tij Edonis dhe Engjull Shkodra, po kërkohen nga Policia si të dyshuar për ngjarjen e rëndë të sotme ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë në një kafiteri në qendër të Gjilanit.

Policia ka vënë në lëvizje të gjitha njësitë për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Pellini