Tahiri: Mos ndizni zjarre që rrezikojnë jetën dhe pronën

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës,njëkohësisht edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka vizituar sot banorët e fshatit Kçiq, të cilët po përballen me rrezikun e zjarreve të mëdha që iu janë afruar shtëpive, shkruan Mitropol.
Ai gjithashtu shpreh mirënjohës qytetarëve për kontributin dhe ndihmën që po u japin institucioneve, ndërsa falënderoi zjarrfikësit dhe Policinë për punën e madhe në terren.
Tahiri përsëriti thirrjen drejtuar qytetarëve që të mos ndezin zjarre që mund të rrezikojnë jetë dhe prona, si dhe u kërkoi institucioneve hetime të plota për të zbardhur shkaqet e zjarreve.
Postimi i plotë:
Kam vizituar banorët e fshatit Kçiq, të cilët po rrezikohen nga zjarret e mëdha që iu kanë afruar shtëpive.
U shpreha mirënjohjen qytetarëve për kontributin dhe ndihmën që po u japin institucioneve. Ndërkaq, zjarrfikësit dhe Policinë i falënderova për punën e madhe që po bëjnë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Edhe një herë bëj thirrje për qytetarët që të mos ndezin zjarre që më pas po rrezikojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të tjerë. Institucioneve u bëj thirrje që të kryejnë hetime të nevojshme për të zbardhur shkaqet e këtyre zjarreve.







