Active 2
LAJME

Lajm i mirë për Shalën e Bajgorës: Komuna e Mitrovicës fillon projektin e ndërtimit të rrugës Vllahi–Zhazhë


Rajoni i Shalës së Bajgorës së shpejti do të përfitojë nga një investim i rëndësishëm infrastrukturor, shkruan Mitropol.

Kjo pasi që Komuna e Mitrovicës ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Vllahi dhe Zhazhë, i cili është një projekt që është pritur me vite nga banorët e kësaj ane.

Rruga Vllahi–Zhazhë ka qenë prej kohësh një nevojë e kahershme për banorët e të dy fshatrave, duke qenë se mungesa e saj ka penguar ndërlidhjen dhe zhvillimin e kësaj zone.

Sipas njoftimit zyrtar nga Komuna, për realizimin e këtij projekti janë paraparë rreth 450 mijë euro, investim ky që pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen, lëvizshmërinë dhe cilësinë e jetës për banorët lokalë.

Banorët e fshatrave përreth e kanë mirëpritur lajmin, duke e konsideruar ndërtimin e kësaj rruge si një hap të madh drejt zhvillimit të rajonit dhe përmirësimit të infrastrukturës lokale.

Koha