Medi
LAJME

Sveçla urdhëron IPK-në për hetimin e policëve “për çdo lëshim apo përfshirje të mundshme” në lidhje me Mefail Shkodrën


Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të nisë hetimet për çdo lëshim apo përfshirje të mundshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, shkruan Mitropol.

Sveçla theksoi se ka kërkuar angazhimin maksimal të strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vend.

Ai gjithashtu është shprehur i pakompromis në mbështetjen e koordinimit ndërinstitucional për krijimin e institucioneve kredibile dhe në shërbim të qytetarëve.

“Askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm, veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin dhe luftimin e veprimtarive ilegale”, është shprehur tutje ministri.

Ndryshe, Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij vazhdojnë të jenë në arrati, edhe 24 orë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, rast për të cilin janë shpallur në kërkim si të dyshuar.

Weelnes