Active 2
LAJME

Varrosen babë e bir që u vranë dje në Gjilan


Babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të cilët u vranë dje në qendër të Gjilanit, u varrosën sot, shkruan Mitropol.

Që të dy viktimat janë varrosur në varrezat e Gjilanit, ku në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm shumë familjarë të afërt dhe qytetarë.

Kujtojmë se për vrasjen e të dy personave është i dyshuar Mefail Shkodra së bashku me të dy djemtë e tij, të cilët tashmë janë nën kërkim nga policia.

Active