Aurora Group
LAJME

MD: Lirimi i Mefail dhe Edonis Shkodrës shkak i neglizhencës institucionale – të merren masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

{"remix_data":[],"remix_entry_point":"challenges","source_tags":["local"],"origin":"unknown","total_draw_time":0,"total_draw_actions":0,"layers_used":0,"brushes_used":0,"photos_added":0,"total_editor_actions":{},"tools_used":{},"is_sticker":false,"edited_since_last_sticker_save":false,"containsFTESticker":false}



Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas njoftimit se Mefail dhe Edonis Shkodra, të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, ishin liruar me dorëzani në tetorin e vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, shkruan Mitropol.

Në reagimin e saj, MD e ka cilësuar këtë vendim si të pakuptueshëm dhe të papranueshëm, teksa ka thënë se lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale.

Ministria u ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial që të fillojnë menjëherë procedura disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës ka dhënë sqarime për lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës, ku thuhet se kishin ofruar një parcelë në të cilën kishte dy objekte të ndërtuara dhe që plotësonin dorëzaninë e kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në vlerë prej 70 mijë euro.

Gjykata ka bërë të ditur se s’ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Speciale për këtë rast, i cili siç thonë po vazhdon të jetë në fazën e hetimeve paraprake.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ndaj Shkodrës, aktualisht nuk ka asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Koha