Pellini
LAJME

24 vjeçari përfundon në ndalim pas kanosjes me thikë në Prishtinë


Gjatë paradites së sotme një incident ka ndodhur në rrugën “Lord Bajron” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në mes të dy personave ka përfunduar me kërcënime me thikë, shkruan Mitropol.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është paraqitur vetë në stacion policor, ku edhe është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të njejtit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Weelnes