Aurora Group
IN MEMORIAM

Lajm i hidhur: Agim Bahtirit i vdes daja i vetëm që kishte

Ish-kryetarit të Mitrovicës, Agom Bahtirit i ka vdekur daja i vetëm që kishte, Kadri Fejza, njofton Mitropol.

Bahtiri tha se pasi që gjendet jashtë Kosovës dhe e ka të pamundshme të jetë prezent fizikisht pranë familjes, bashkëndjen dhimbjen me nënën e tij, e cila e kishte vëlla të vetëm dhe e ka ndarë të mirën dhe të keqen së bashku me të gjatë gjithë jetës

Medi

Njoftimi i plotë:

Me dhembje të madhe mora lajmin se ka ndërruar jetë i vetmi dajë që kisha, Kadri Fejza, i cili ishte si një prind i dytë për mua.

Pasi që gjendem jashtë Kosovës dhe e kam të pamundshme të jem prezent fizikisht pranë familjes, bashkëndjejë dhimbjen me nënën time, e cila e kishte vëlla të vetëm dhe e ka ndarë të mirën dhe të keqen së bashku me të gjatë gjithë jetës.

Ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Fejza, shokëve dhe dashamirëve të dajës tim të dashur.

Lamtumirë dhe prehu në paqe i dashur dajë Kadri, do të të kujtoj përherë me mall!

Nipi yt,

Agimi

Premium Store