Aurora Group
LAJME

Gazetari mitrovicas ngre alarmin për rikthimin në qarkullim të monedhës false 2€ – bizneset po ua lëshojnë mërgimtarëve


Gazetari mitrovicas, Muharrem Vojvoda ka ngritur një alarm për rikthimin e monedhave false prej 2 eurosh, shkruan Mitropol.

Sipas Vojvodës, fajtorë për rikthimin e këtyre monedhave janë kryesisht bizneset të cilat po iu lëshojnë këto monedha mërgimtarëve.

Ai thotë se bizneset e vogla, madje edhe ato të mëdha po shfrytëzojnë monedhat false të cilat iu kanë mbetur në këtë sezonë të mërgimtarëve.

Vojvoda iu bën apel mërgimtarëve për kujdes gjatë kthyerjes së kusurit nëpër autolarje, markete e madje edhe nëpër parkingje.

Premium Store