Një predhë e pistoletës depërton në një shtëpi – burrit në Vushtrri i konfiskohet pistoleta

Gjatë të dielës, një predhë e pistoletës ka depërtuar në një shtëpi në Vushtrri, pasi një burrë aty pranë kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar, shkruan Mitropol.
Pas raportimit të rastit, policia ka bastisur shtëpinë e fqinjit në fjalë, ku gjatë bastisjes i është gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator.
Prokurori është njoftuar për rastin, dhe me vendim rasti shkon në procedurë të rregullt.







