Active 2
LAJME

Dokumentari për Vasfije Krasniqin fiton çmimin “Motivues” në Japoni


Mbi mesin e 200 projekteve konkurruese, dokumentari me rrëfimin e të mbijetuarës nga dhuna seksuale, Vasfije Krasniqi Goodman është shpallur fitues i çmimit “Motivues”, shkruan Mitropol.

Ky projekt është realizuar këtë vit në bashkëpunim me transmetuesin publik japonez NHK dhe atë të Kosovës, RTK.

Krasniqi, e cila ishte pjesë e dokumentarit, e përshkroi këtë çmim jo thjesht si një trofe, por si një dëshmi se e vërteta e Kosovës, dhimbja dhe qëndresa mund të prekin ndërgjegjen ndërkombëtare kur tregohen me sinqeritet dhe guxim.

“Ky çmim i dedikohet çdo zëri të heshtur, çdo plage që ende s’është shëruar. Jam thellësisht mirënjohës për përkrahjen tuaj të palodhshme ndër vite. Faleminderit që nuk më keni lënë kurrë vetëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar tutje ajo.

Koha