Arrestohet një i dyshuar për vrasjen në Baicë të Lipjanit

Një person është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e raportuar në Baicë të Lipjanit.
Ai është arrestuar gjatë së martës të 12 gushtit, derisa hetuesit tashmë janë duke kryer procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë.
Kujtojmë se me 4 gusht, policia kishte gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë misri, e që më pas u bë e ditur se ishte kufoma e Enver Bajraktarit.







