Premium Store
LAJME

Astronomja nga Vushtrria fiton çmim për propozimin më të mirë doktorature në shkencat planetare në SHBA


Astronomja nga Vushtrria, Pranvera Hyseni, ka shënuar një arritje të veçantë në Universitetin e Kalifornisë, “Santa Cruz”, shkruan Mitropol.

Ajo ka fituar çmimin vjetor për propozimin më të mirë të doktoraturës në Departamentin e Shkencave Planetare.

Ky vlerësim i lartë, i cili jepet vetëm një herë në vit për projektin kërkimor më premtues, shoqërohet me një grant prej 3,000 dollarësh dhe konsiderohet ndër nderimet më të rëndësishme akademike në fushën e astronomisë planetare.

Suksesi i saj përbën një tjetër faqe të ndritur për shkencën kosovare dhe një frymëzim të fuqishëm për të rinjtë që synojnë të ndjekin rrugën e tyre në fushat STEM.

” Ky çmim nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një dëshmi se pasioni dhe kureshtja për shkencë nuk njohin kufij gjeografikë,” është shprehur tutje ajo, duke falënderuar komisionin vlerësues dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme.

Koha