Medi
LAJME

Arrestohet një person për krime lufte – dyshohet se mori pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në Malishevë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të martën është arrestuar një i dyshuar krime lufte në Kosovë, shkruan Mitropol.

I dyshuari R.M tashmë është arrestuae në Prishtinë, dhe dyshohet se gjatë periudhës 29-31 mars 1999, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas njoftimit nga PSRK-ja, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Premium Store