Diplomon gjenerata e re e oficerëve doganorë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 26 vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës ja diplomuar gjenerata e re e oficerëve doganorë, shkruan Mitropol.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili ka përgëzuar kadetët e rinj doganorë për diplomimin e tyre.
“Falënderoj edhe partnerët ndërkombëtarë për ndërtimin e institucionit të Doganës së Kosovës”, është shprehur tutje Kurti në fjalimin e tij përgëzues.
Ndërkaq, Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, vuri në dukje aspekte të punës së këtij institucioni dhe të arriturat, duke u shprehur mirënjohje punonjësve të këtij institucioni për punë me integritet.







