Ky është personi i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për mashtrim dhe krime kibernetike

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka shpallur në kërkim Driton Sokolin, shkruan Mitropol.
I njejti është i dyshuar për disa vepra penale të lidhura me mashtrimin dhe veprimtari të paligjshme në fushën e teknologjisë.
Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ndaj Driton Sokolit, është ngritur procedurë për këto vepra penale: Mashtrim, Hyrje e paautorizuar kompjuterike, si dhe Vjedhje e identitetit dhe kredencialeve.
Policia e Kosovës lut qytetarët për bashkëpunimin e tyre për kapjen sa më të shpejtë të të dyshuarit, dhe të gjithë ata që kanë informacione rreth tij mund të kontaktojnë policinë përmes adresës elektronike: info@kosovopolice.com, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.







