Medi
LAJME

Tahiri: 5 vrasje në 48 orë – Kosova në krizë sigurie, bandat kriminale në lidhje me politikën e kanë kapur shtetin


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se rastet tronditëse të pesë vrasjeve të rënda në 48 orët e fundit, pas një serie tjetër të vrasjeve që ndodhën nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, janë pasqyra më e qartë e dështimit të plotë të shtetit për të mbrojtur jetën e qytetarëve, shkruan Mitropol.

Ai përmes një konference për media theksoi se Kosova po kalon nëpër një gjendje alarmante të sigurisë, ku po mbretërojnë bandat kriminale të inkurajuara dhe mbrojtura nga pushteti.

Tahiri, duke theksuar tri nga rastet që faktojnë lidhjen e bandave kriminale me eksponentë të pushtetit, tha se kjo situatë është një thirrje alarmi për të gjithë.

Sipas tij, vetëm një qeveri e re, e vendosur, mund ta çkapë shtetin nga krimi, t’i çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë gjak në duar e pasuri nga droga dhe korrupsioni, dhe do ta rikthejë rendin, sigurinë dhe ligjin mbi të gjithë.

” Kosova nuk mund të jetë një vend ku jeta njerëzore humb vlerën. Dhe, jo, kjo nuk është vetëm një betejë politike. Është një betejë për jetën, për paqen, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e vendit”, ka përfunduar Tahiri.

Active 1