Medi
LAJME

Babai i njërës nga vajzat e përfshira në dhunën në Gjilan: I kërkoj falje viktimës dhe familjes, jam i shokuar


“Jam i shokuar”, “është nxënëse e shkëlqyeshme”, “nuk mund ta kuptoj se si erdhi deri te ky moment i zi”.

Këto janë disa prej deklarimeve që prindi i një prej vajzave të mitura të përfshira në dhunën që ushtruan ndaj një bashkëmoshatareje që u raportua ditë më parë në Gjilan, njofton Mitropol.

Ndër të tjera, ai thotë se vajza e tij, sjelljet i ka pasur gjithmonë të mira në shoqëri.

Mesazhi kryesor i babait, është që prindërit të kenë kujdes me rrjetet sociale që përdorin fëmijët e tyre.

Ai gjithashtu i ka kërkuar falje viktimës dhe familjes, megjithëse thotë se “e di që kërkim-falja e tij është e papranueshme”.

Dukato 1