Medi
LAJME

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga ZRrE-ja që të shtyjë liberalizimin deri në vendimin përfundimtar të gjykatave


Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka reaguar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale, duke thënë se situata e krijuar ka sjellë sfida të reja për bizneset, shkruan Mitropol.

Sipas tyre, afati i përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) deri më 16 gusht për bizneset që të lidhin kontrata për furnizim është “shumë i shkurtër” dhe po shkakton probleme të mëdha për qindra biznese.

Tutje, në reagim thuhet se një numër i madh kompanish janë në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata Komerciale, ku kanë dorëzuar padi kundër këtij procesi, ndërsa të tjerat janë në procedurë të përgatitjes së ankesës edhe në instancat tjera gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese.

DhTIK njofton se i është drejtuar sërish ZRrE-së me një kërkesë për ta pezulluar vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë deri në një vendim përfundimtar të instancave gjyqësore.

ZRrE ka paralajmëruar sot bizneset që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale për furnizim me energji elektrike që ta bëjnë këtë deri më 16 gusht të këtij viti.

Premium Store