Medi
LAJME

AME: 11 vatra zjarri aktive në Kosovë

 

72 vatra zjarri aktive janë regjistruar gjatë 12 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Nga 72 vatrat e zjarrit, janë lokalizuar 61 teksa 11 janë aktive.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), e cila ka bërë të ditur se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me njësitë e Zjarrfikësve, qendrat operative 112 dhe Policinë e Kosovës.Sipas AME-së, situatë më e rënduar është paraqitur në komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë.

“Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv, i cili ka ndjekur nga afër situatën. Në këtë rast është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Koha