Premium Store
LAJME

Subjekti “Ideal” i Nuredin Lushtakut “shuhet” – i bashkohet PDK-së


Nuredin Lushtaku është rikthyer zyrtarisht në PDK, duke konfirmuar rregullimin e raporteve me kandidatin për kryetar të komunës së Skënderajt, Sami Lushtakun, shkruan Mitropol.

Deputeti Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se subjekti politik “Ideal”, që prej vitesh ka vepruar në Skënderaj nën udhëheqjen e njërit prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku, i është bashkuar PDK-së.

Tahiri theksoi se pjesë e këtij subjekti kanë qenë edhe shumë gra dhe burra me kontribut të çmuar për Skenderajn dhe Kosovën. Me këtë bashkim, “Ideal” përmbyll veprimtarinë e tij politike, ndërsa në zgjedhjet e 12 tetorit do të mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, gjeneral Nuredin Lushtaku!”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se në aktivitet morën pjesë edhe deputeti Përparim Gruda dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti.

Active