Putini do ta takojë Trumpin në bazën ushtarake që shfrytëzohej për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik

Donald Trump do ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin, në një bazë ushtarake në Alaska e cila ishte kyçe për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik, shkruan Mitropol.
Takimi do të mbahet të premten në Bazën Elmendorf-Richardson në Anchorage, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë i cili ka folur në kushte anonimiteti për AP-në.
Kjo bazë ende ka një njësi avionësh dhe avionët nga baza ende pengojnë ata rusë që rregullisht fluturojnë në hapësirën ajrore amerikane.
Vizita e Putinit në një bazë amerikane vjen teksa Trumpi po punon në arritjen e një marrëveshje armëpushimi në mes të Rusisë dhe Ukrainës.







