Medi
LAJME

Dhuna në Serbi – përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët e Vuçiqit – ka të plagosur


Për të dytën ditë radhazi, përplasje mjaft të dhunshme kanë shpërthyer në Novi Sad, ku aktualisht po përballen protestuesit anti-qeveritarë me mbështetësit e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Mitropol.

Dyshohet se përleshja kishte nisur kur mbështetësit e Vuçiqit kishin hedhur flakadanë drejt protestuesve pranë zyrave të Partisë Progresive Serbe.

Madje, edhe protestuesit anti-qeveritarë u kundërpërgjigjën duke thyer dritaret e ndërtesave.

Sipas Al Jazeera, policia serbe ndërhyri dhe u vendos jashtë godinës për të mbrojtur objektin, ndërsa Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq konfirmoi se një oficer u plagos gjatë përplasjeve.

Ai kërkoi rikthimin e rendit dhe ligjit në vend, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe paqes shoqërore.

Këto ngjarje ndodhin pas më shumë se nëntë muajve të protestave të vazhdueshme kundër presidentit serb Vuçiq dhe qeverisë së tij, të cilat kanë intensifikuar tensionet politike në Serbi.

Active