U kapën me marihuanë – arrestohen tre të rinj në Prishtinë

Gjatë një aksioni policor të orëve të hershme në mëngjesin e sotëm, kanë përfunduar në pranga tre persona në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Të tre të dyshuarit u ndaluan nëm dyshime për posedim të substancave narkotike, ani pse nuk u gjet asgjë gjatë kontrollit trupor, por pranë vendit ku po qëndronin policia zbuloi një sasi prej 64.11 gram substance të dyshuar si marihuanë dhe një thikë.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.







