Aurora Group
LAJME

LVV zyrtarizon Erden Atiqin për një mandat të dytë në Mitrovicën e Veriut


Kryetari aktual i komunës së Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq, do të jetë sërish kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shkruan Mitropol.

Lajmin e ka bërë të ditur LVV përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar punën e Atiqit si shembull të qeverisjes transparente, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas LVV-së, me Atiqin në krye, komuna ka pasur udhëheqje që i qëndron pranë çdo qytetari dhe ka zbatuar projekte që i shërbejnë zhvillimit lokal. Partia thekson se vizioni i tyre nuk mbaron me një mandat, por duhet të vazhdojë me hapa të rinj.

“Më 12 tetor, ne zgjedhim të vazhdojmë rrugën e guximit, ndershmërisë dhe punës. Bashkë zgjedhim për kryetar Erden Atiq”, përfundon komunikata e LVV-së.

Koha