Pellini
LAJME

Befasohet ish-luftëtari i UÇK-së, Agim Pllashniku – para shtëpisë së tij vendosën flamuj të UÇK-së dhe amerikanë


Ish-luftëtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, që para disa ditësh u largua nga puna në “Ibër-Lepenc”, pasi protestoi kundër deputetes së LV-së, Fitore Pacolli, të cilën e quajti “hajneshë”, është befasuar sot, shkruan Mitropol.

Kjo për shkak se para shtëpisë së tij ka parë të vendosur flamuj të UÇK-së dhe amerikanë.

Ndërkaq, Pllashniku, në forma të ndryshme kohëve të fundit ka dalë në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Koha