Aurora Group
KOSOVËLAJME

U sulmua seksualisht, kërcënua dhe iu demolua vetura, gruaja nga Zveçani shpëtoi nga dhunimi për një fije floku – Policia në kërkim të 33-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Zveçan, ku një grua është sulmuar seksualisht, kërcënuar dhe i është shkatërruar automjeti.

Sinjali mëson se rasti është raportuar rreth orës 08:30, kur viktima, V. D rreth 47-vjeçare, është paraqitur në stacionin policor duke deklaruar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, teksa po dilte nga banesa e saj, iu afrua një person që e njihte nga rrjetet sociale, i prezantuar me nofkën “Slobo”.

London

I dyshuari, i identifikuar si S.C rreth 33-vjeçar nga fshati Velişte – Zveçan, fillimisht kishte debatuar me viktimën, më pas e kishte ndjekur deri te vetura e saj Renault Clio e bardhë, të cilën e kishte goditur me shqelma. Ai më pas e kishte shtyrë gruan në vendin e pasagjerit, ishte ulur në vendin e shoferit dhe kishte vozitur drejt fshatit Korilje.

Gjatë rrugës, sipas dëshmisë së viktimës, i dyshuari e kishte kërcënuar se do t’i digjte shtëpinë dhe veturën nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie intime me të. Në Korilje, ai kishte ndaluar anash rrugës dhe kishte tentuar ta prekte në pjesë intime. Viktima kishte arritur të shpëtonte duke dalë nga automjeti dhe kishte kërkuar ndihmë në një shtëpi aty pranë, ku një banor e kishte dërguar në polici.

Ndërkohë, i dyshuari kishte shkatërruar veturën, duke thyer të gjitha xhamat dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me urdhër të prokurorit, janë iniciuar tri raste penale ndaj tij: “Sulm seksual”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” dhe “Marrje në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar në banesën e të dyshuarit, por ai nuk është gjetur. Aktualisht, 33-vjeçari është në kërkim policor.

Premium Store