Premium Store
LAJME

Përmbyllet me sukses panairi “Gratë si promotore të zhvillimit të turizmit” në Mitrovicë


Drejtori për Ekonomi,Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka përfunduar me sukses panairi “Gratë si promotore të zhvillimit të turizmit në Mitrovicë”, shkruan Mitropol.

Drejtori përmes një postimi ka falenderuar të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë panair.

Qëllimi i këtij panairi ishte që të bëhej promovimi i produkteve tradicionale, si dhe të përmirësojë zhvillimin e turizmit në qytetin e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Dje përmbyllëm panairin “Gratë si promotore të zhvillimit të turizmit në Mitrovicë”

Faleminderit nga zemra për punën dhe angazhimin e grave të vyera të qytetit tonë!

Është #koha jonë!
#ElvisFeka19

Active