Medi
LAJME

Avni Dehari ia “huq” sërish – Numëron gabimisht votat për Gërvallën ani pse dolën më pak se për Haxhiun


Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e parë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe kjo e fundit dështoi, shkruan Mitropol.

Risi në nominimin e Vetëvendosjes kësaj rradhe ishte emri i Ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz.

Në votimin e Gërvallës, nga kryesuesi i seancës Avni Dehari u tha se votuan 57 deputetë për, megjithatë nga pamjet e Kuvendit shihet se janë numëruar gabim, pasi që duket se Gërvallën e kanë votuar më pak deputetë.

Seanca e 20 gushtit u mbyll me dy votime të pasuksesshme, ndërsa kjo seancë do të vazhdojë të premten në orën 11.

VV tash ka të drejtë të propozojë deri në tri herë emrin e njëjtë për kryetar, ndërsa konstituimi duhet të përfundojë brenda periudhës 30-ditore.

Koha