Aurora Group
LAJME

Dy persona arrestohen në Skenderaj për mosmarrëveshje në pronë – policia konfiskon edhe katër armë



Gjatë ditës së sotme dy persona janë arrestuar në Skënderaj, pasi policia ka marrë një informatë për kanosje, e cila kishte ardhur si rezultat i një mosmarrëveshjeje për pronë, shkruan Mitropol.

Sipas policisë, dyshohet se njëri nga personat posedonte armë, ku pas kontrollove në dy lokacione në zonën e Skenderajt janë gjetur edhe tre armë të tjera.

Personat e dyshuar janë janë intervistuar dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “kanosje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Weelnes