Armët pa leje nuk kanë të ndalur – arrestohen dy burra në Skënderaj – gjenden armë pas kontrollit policor në shtëpinë e tyre

Armëmbajtja pa leje është shndërruar në një shqetësim mjaft të madh kohëve të fundit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Një rast tjetër i këtillë është regjistruar në fshatin Vajnik të Skënderajt, ku kanë përfunduar në pranga dy burra pas kontrollit policor në shtëpitë e tyre.
Gjatë kontrollit policor për këtë rast, janl gjetur dhe sekuestruar një AK 47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.







