Aurora Group
LAJME

Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë


Fyerjet e disa militantëve të VV-së ndaj deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, pse kjo e fundit nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, i kanë penguar hoxhës së njohur nga Drenasi Osman Musliu., shkruan Mitropol.

Musliu ua ka rikujtuar atyre se çfarë luftëtare ka qenë dikur Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Duke ju përgjigjur fyerjeve të shumta në statusin e Shqipe Selimit, Musliu ka shkruar se deputetja e VV-së që në moshë të re kishte luftuar kundër forcave serbe.

Në komentin e tij, ai ka shkruar se kur Selimi kishte kapur pushkën, ata që po e fyejnë sot pinin kafe në Prishtinë.

Koha