Nënkryetari Tahiri bën homazhe tek varri i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Nënkryetari dhe njëkohësisht kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka bërë homazhe tek varri i Bajram Rexhepit për nder të tetë vjetorit të vdekjes së tij, shkruan Mitropol.
Tahiri e ka cilësuar Rexhepin si një njeri të popullit, mjek të luftës, si dhe si një ndër figurat më të respektuara për historinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka theksuar se Bajram Rexhepi do të mbetet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe vlerave që i duhen vendit tonë.
Postimi i plotë:
Tetë vite më parë, Mitrovica dhe Kosova humbi një nga figurat më të respektuara, njeriun e popullit, mjekun e luftës dhe kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin.
Edhe në këtë përvjetor bëra homazhe pranë varrit të tij që pushon në Mitrovicën që e deshi aq shumë.
Si mjek dhe humanist, si kryeministër dhe ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar dhe qytetar i Mitrovicës, Bajram Rexhepi mbetet gjithmonë shembull i përkushtimit dhe i vlerave që i duhen vendit tonë.Nënkryetari Tahiri bën homazhe tek varri i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi
Nënkryetari dhe njëkohësisht kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka bërë homazhe tek varri i Bajram Rexhepit për nder të tetë vjetorit të vdekjes së tij, shkruan Mitropol.
Tahiri e ka cilësuar Rexhepin si një njeri të popullit, mjek të luftës, si dhe si një ndër figurat më të respektuara për historinë e Kosovës.
Ai gjithashtu ka theksuar se Bajram Rexhepi do të mbetet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe vlerave që i duhen vendit tonë.
Postimi i plotë:
Tetë vite më parë, Mitrovica dhe Kosova humbi një nga figurat më të respektuara, njeriun e popullit, mjekun e luftës dhe kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin.
Edhe në këtë përvjetor bëra homazhe pranë varrit të tij që pushon në Mitrovicën që e deshi aq shumë.
Si mjek dhe humanist, si kryeministër dhe ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar dhe qytetar i Mitrovicës, Bajram Rexhepi mbetet gjithmonë shembull i përkushtimit dhe i vlerave që i duhen vendit tonë.







