Active 2
02LAJME

Agim Bahtiri uron Bashkim Jasharin për pozitën e re, thekson se familja Jashari meriton shumë më shumë

Ish kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar Bashkim Jasharin për pozitën e re në krye të FSK-së, shkruan Mitropol.

Bahtiri ka theksuar se emërimi i Bashkim Jasharit si komandant i FSK-së është veprim i duhur, dhe se ky vendim i bën krenar të gjithë shqiptarët.

Active 1

Ai ka theksuar se Familja Jashari meriton edhe shumë më shumë, sepse ajo familje është gurthemeli i shtetit të Kosovës.

Postimi i Bahtirit:

Urime Bashkim Jashari detyra e Komandantit të FSK-së. Gjithë shqiptarët ndihen krenar me këtë emërim.

Familja heroike Jashari meriton edhe shumë më shumë, sepse është simbol i sakrificës për liri dhe gurthemel i Republikës së Kosovës.

AB

Koha