Medi
LAJME

Preteni: Ky sondazh është sinjal i pjekurisë politike të qytetarëve mitrovicas


Kandidati për asamble komunale në Mitrovicë nga radhët e PDK-së me numrin 10, Xhafer Preteni, ka publikuar rezultatet e sondazhit nga RTV Dukagjini, e cila ka shpallur fitues kandidatin Arian Tahiri me mbi 50%, shkruan Mitropol.

Sipas Pretenit, qytetarët e Mitrovicës nga ky sondazh kanë parë dallimin e qeverisjeve të tjera me atë të PDK-së gjatë mandatit të kryetarit aktual, Bedri Hamza.

Ai gjithashtu e ka parë këtë sondazh si përkrahje për kandidatin Arian Tahiri, si dhe një sinjal i pjekurisë politike të qytetarëve mitrovicas.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Mitrovicës e kanë parë dallimin e qeverisjes së tjerëve në të kaluarën dhe e qeverisjes së PDK-së dhe kryetarit Bedri Hamza gjatë këtij mandati!

Më nuk do të gabojnë sepse çdo gabim është është kosto për të ardhmën e tyre dhe të qytetit!

Ky sondazh për përkrahjen e kryetarit në ardhje Arian Tahiri është sinjal i pjekurisë politike të qytetarëve Mitrovicas!

#PDK_Koha_jonë
#arian_tahiri_kryetar_i_mitrovicës

Weelnes