Ish-ushtari i UÇK-së Xhafer Preteni përkujton komandantin Ajet Bajrami

Ish-ushtari i UÇK-së, dhe njëherazi edhe kandidati për asamble komunale në Mitrovicë me numrin 10 nga lista e PDK-së, Xhafer Preteni ka përkujtuar të kaluarën e tij gjatë kohës kur ai ishte pjesëtar i UÇK-së, shkruan Mitropol.
Preteni ka publikuar disa fotografi të vjetra nga arkivi i tij, ku në mesin e tyre shihet edhe komandanti Ajet Bajrami, me të cilin kishte rrugëtuar së bashku në Zonën Operative të Shalës.
Përmes postimit të tij, Preteni e ka cilësuar Bajramin si një udhërrëfyes për të gjithë brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Nga arkiva personale e fotografive!
Duke kujtuar të kaluarën, ndërtojmë të ardhme të sigurtë!
Pata rastin të jem pranë dhe të rrugëtojmë së bashku me një ndër emrat e mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Komandantin #Ajet_Bajrami_Deidia!
Vepra e tij nuk është vetëm kujtim, por edhe një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
I përjetshëm mbetë kujtimi për të!







