Active 2
LAJME

Çitaku për VV-në: S’duan bashkëpunim, kërkojnë nënshtrim nga deputetët


Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku para seancës konstituive tha se ka pasur një qasje të papërgjegjshme nga Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Mitropol.

Ajo tha se ata nuk duan bashkëpunim, por sipas saj, kërkojnë nënshtrim nga deputetët.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje që nga seanca e parë pas vendimit të Kushtetueses ka dështuar që të zgjedhë kryeparlamentarin për shkak të mungesës së votave nga opozita.

Active 1