Vetëvendosja propozon sërish Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje e ka propozuar sërish ministrin në detyrë, Hekuran Muratin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, shkruan Mitropol.
Emrin e tij edhe sot e ka propozuar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kujtojmë se kjo është tentativa e dytë e Muratit për të marrë postin e kryekuvendarit.







