VV u dha sot qytetarëve për kryeparlamentar dy emra: Bashën me 1-sha në shkollë, dhe Nagavcin që diplomoi me vonesë
Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe sot të sigurojë mbështetje për kandidatët e saj për pozitën e kryeparlamentarit, shkruan Mitropol.
Pas dështimit me Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin, ishin Dimal Basha dhe Arbërie Nagavci, emrat e rinj sot, të cilët poashtu nuk arritën të marrin votat e nevojshme në seancën konstituive për kryekuvendar.
Ky dështimi sotëm ka nxjerrë në pah performancën e dobët akademike të dy emrave të propozuar, duke theksuar një përpjekje të paqartë për të vendosur individë me rezultate të pamjaftueshme për pozita kyçe.
Deputeti Dimal Basha një kritik i ashpër i sektorit të arsimit, ka pasur një histori të dobët të performancës përgatitore. Një dëftesë e shkollës tregon se në vitin e tretë ai ka pasur nota 1 në Biologji, duke e detyruar të riprovonte për të kaluar dhe të tjerat lëndë po shumë larg vlerësimit të lartë.
Ndërkaq, Arbërie Nagavci gjithashtu njihet për një performancë të dobët akademike, pasi ka përfunduar studimet me një mesatare prej vetëm 6.46, rezultat ky që është konsideruar i ulët për dikë që kërkon të mbajë pozita kyçe politike.
Pavarësisht se Nagavci ka mbaruar studimet pas një periudhe të gjatë, e cila përfshin një dekadë (2009-2019), mesatarja e saj e ulët lë shumë për të dëshiruar në lidhje me përgatitjen e saj për funksione të larta politike.
Dështimi për të marrë votat në Kuvend është një reflektim i kësaj mungese të kualifikimeve dhe një sinjal për qytetarët e Kosovës që Lëvizja Vetëvendosje nuk po ofron liderët e nevojshëm për të udhëhequr vendin.







