
Banorët e fshatit Vidimriq, janë ankuar se tash e 3 ditë nuk kanë ujë të pijës, shkruan Mitropol.
Ata përmes një postimi në facebook, kanë shtuar se institucionet përgjegjëse nuk janë interesuar në sanimin e prishjes.
Po ashtu, banorët kanë bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të vijnë dhe ta rregullojnë problemin. /Mitropol/








