Medi
LAJME

9-shi i VV-së në Mitrovicë në garë edhe për mandatin e tretë në Asamblenë Komunale


Zgjedhjet lokale po afrohen dhe kandidatët kanë filluar të angazhohen tashmë në fushatë për të siguruar një ulëse në Kuvend Komunal, shkruan Mitropol.

Si çdo kandidat tjetër, edhe 9-shi i listës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, Jeton Zeneli është në garë për të tretin mandat rradhazi.

“Vazhdojmë edhe për një mandat në Asamblen Komunale të Mitrovicës. Me Lëvizjen Vetëvendosje! I juaji 9-shi ❤️”, shkruan tutje ai.

Kujtojmë se ka mbetur edhe pak kohë deri në garën e madhe të 12 tetorit, kur edhe do të caktohet se kush do të qeverisë komunat me mandate të reja.

Premium Store