Active 2
KOSOVËLAJME

Kuvendi me njoftim: Vazhdimi i seancës konstituive mbahet të shtunën nga ora 11:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet të shtunën nga ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sot ndërpreu seancën pasi deputeti serb Nenad Rashiq nuk mori votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar nga minoriteti serb.

Premium Store

Ai e ndërpreu seancën me arsyetimin se Rashiq “ka gjasat më të mëdha” që të zë këtë pozitë meqë, sipas tij, mori më shumë vota sesa kandidatët tjerë të Listës Srpska.

Kjo e fundit s’ka marrë pjesë në votim meqë tha se zgjedhja me short, që u përcaktua nga Basha pasi i propozuari i Listës Srpska për nënkryetar, Slavko Simiq, s’mori votat për të tri herë radhazi nga Kuvendi, është jokushtetuese.

Premium Store