Premium Store
LAJME

Tahiri: Edhe një projekt i përfunduar në dobi të qytetarëve


Nënkryetari i Mitrovicës, dhe njëkohësisht edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri ka njoftuar për përfundimin e projektit “Zbatimi i masave të efiçiencës dhe energjisë për ndërtesat shumë-banesore sociale”, shkruan Mitropol.

Ai e ka cilësuar këtë projekt si të dobishëm për të gjithë banorët përfitues, që ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të Komunës, Qeverisë,BE-së, dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Tahiri gjithashtu është shprehur se ndjehet mjaft i lumtur që tashmë banorët e këtyre objekteve përfituese nga ky projekt do të kenë kushte më të mira.

Postimi i plotë:

Edhe një projekt i përfunduar në dobi të qytetarëve në objektet shumë-banesore sociale te Desi dhe në Shipol, që vjen si rezultat i bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës, Qeverisë, BE-së dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Jam i lumtur që tashmë banorët e këtyre dy objekteve shumë-banesore do të kenë kushte më të mira!

Koha