Para seancës konstituive Kurti bën homazhe tek pllaka përkujtimore e Triumf Rizës në 18 vjetorin e rënies së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pritet që sot të shkojë për homazhe pranë pllakës përkujtimore të zyrtarit policor, Triumf Riza, i cili kishte rënë në krye të detyrës para 18 vitesh, shkruan Mitropol.
Kurti pritet që të shkojë për homazhe para fillimit të seancës konstituive, ku edhe sot për herë të tretë dhe të fundit do të tentohet për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar nga komuniteti serb.
Ndërkaq, homazhet për 18 vjetorin e rënies së Triumf Rizës do të mbahen me fillim nga ora 10:00.







