Një person në Vushtrri i dorëzon në polici dy AK 47-sha

Policia ka njoftuar se një person në Vushtrri i ka dorëzuar në stacionin policor dy armë të gjata automatike të tipit AK 47 me dy karikatorë të zbrazur, shkruan Mitropol.
Sipas policisë, dorëzimin e tyre, i dyshuari e ka bërë mëngjesin e së premtes.
I njëjti ka thënë se armët i posedon që nga lufta e fundit në Kosovë.







