Active 2
LAJME

Kurti e fton në takim – kjo është përgjigja e Memli Krasniqit


Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se as sot nuk do të votojnë për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, shkruan Mitropol.

Ai po ashtu tha se ka refuzuar një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar këtë çështje.

Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar shumë i mirë.

“Kurti këtë entuziazëm për me zgjedh Rashiqin, se ka pas as për me zgjedh Albulena Haxhiun e aq më pak për Dimal Bashën. Edhe ai e di që një gjë e tillë s’është në pajtim”, tha Krasniqi para fillimit të seancës.

Koha